26 Prill 2024

Mustafa përkujton Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari

Prishtinë, 28 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e shënimit të ditëlindjes së 60-të, ka përkujtuar sot Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrin e madh të kombit, Adem Jashari, si dhe daljen publike të UÇK-së.
 
Kryeministri Mustafa, thekson se sot, kur shqiptarët kudo që ndodhen, shënojnë 28 Nëntorin, 103 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Shqiptar, ata kanë edhe një datë të shënuar, ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
 
“Adem Jashari, me jetën dhe veprën e tij të pavdekshme, hyri në panteonin e burrave të shquar të kombit, të cilët e udhëhoqën popullin e Kosovës drejt lirisë.\"

\"Adem Jashari, së bashku me Familjen Legjendare Jashari nga Prekazi, dhanë gjithçka për Kosovën, lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e saj”, tha kryeministri Isa Mustafa.
 
Duke përkujtuar aspiratat dhe idealet e Adem Jasharit dhe Familjes Jashari, kryeministri Isa Mustafa, shprehu zotimin e Qeverisë për të punuar me përkushtim të plotë në forcimin e shtetësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke fuqizuar njëkohësisht miqësinë tradicionale me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)