24 Prill 2024

Opozita mban sot manifestim kundër Asociacionit dhe demarkacionit

Prishtinë, 28 nëntor - Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, do të mbajë një manifestim protestues në kundërshtim të dy marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Bashkësinë e Komunave Serbe e në mbrojtje të shtetit.

Tubimi sipas tyre do të jetë paqësor dhe me mesazhe politike, ku qytetarëve do t’iu drejtohen me nga një fjalë liderët e tri partive opozitare.

Tubimi përkon me Ditën e Flamurit të Shqipërisë, festë kjo që shënohet edhe në Kosovë.

Opozita, për disa muaj, është duke penguar zhvillimin e seancave në Kuvend, në shenjë kundërshtimi për marrëveshjen me Serbinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Opozita kundërshton edhe marrëveshjen me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Sipas përfaqësuesve opozitarë, marrëveshja e parë çon në ndarje të Kosovës, ndërsa e dyta bën që një pjesë e territorit të Kosovës, pa të drejtë, t’i takojë Malit të Zi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)