28 Mars 2024

Tahiri: Serbia do të njohë shtetin e Kosovën para hyrjes në BE

Vjenë, 27 nëntor - Ministrja për Dialog, Edita Tahiri po merr pjesë në Seminarin Akademik mbi rolin e Bashkimit Evropian për forcimin e paqes, shteteve demokratike dhe menaxhimin e konflikteve, që po mbahet në Vjenë, prej 25 deri më 27 nëntor.

Ky seminar i organizuar nga Qendra Austriake për Studime të Paqes dhe Zgjidhje të Konflikteve, ka bashkuar pjesëmarrës nga bota akademike me qëllim të zhvillimit të një debati mbi avancimin e politikave dhe strategjive në fushën e shtetndërtimit dhe paqendërtimit duke u bazuar në përvojat e vendeve të ndryshme dhe rolin e Bashkimit Evropian në këto procese.

Ministrja Edita Tahiri foli në panelin e nivelit të lartë ku morën pjesë edhe ish-komisionari i BE-së për Zgjerim, Stefan Fyle, dhe ish- ministrja e Jashtme e Gjeorgjisë, Eka Tkeshelashvili, të moderuar nga drejtoresha e kësaj qendre, Blanka Bellak.

Në paraqitjen e saj, ministrja Tahiri foli për proceset e shtetndërtimit në Kosovë pas periudhës së luftës duke theksuar veçantinë e rastit të Kosovës nga rastet tjera, së një vend që nisi shtetndërtimin nga e para, dhe i cili ka bërë progres në rrugën e zhvillimit demokratik dhe euroatlantik.

Ajo foli për progresin dhe sfidat në dy periudhat e rëndësishme, gjatë administrimit ndërkombëtar nga OKB dhe pas deklarimit të pavarësisë më 2008, deri më sot.

Ajo theksoi se Kosova ka bërë përparime në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe se nënshkrimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociim me BE, është një njohje e arritjeve të saja në rrugën e reformave evropiane dhe euroatlantike duke shtuar se roli i SHBA-ve dhe BE-së ka qenë shumë i rëndësishëm në këtë rrugëtim.

Tahiri tha se ka edhe shumë punë për t\'u bërë duke marrë parasysh se kemi një shtet të ri dhe synimet tona janë një qeverisje efektive për qytetarët dhe zhvillimi ekonomik si dhe lufta e pakompromis ndaj dukurive që pengojnë zhvillimin.

Ministrja Tahiri po ashtu foli për rolin e Bashkimit Evropian për dialogun për fqinjësi të mirë mes Kosovës dhe Serbisë, duke e karakterizuar si një proces paqësor që synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve me një histori armiqësie. Ajo theksoi se në fund të këtij dialogu, Serbia do ta njohë shtetin e Kosovës, sepse për të hyrë në Bashkimin Evropian duhen plotësuar kushtet e fqinjësisë së mirë.

Ajo theksoi se është në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe evropian që çështjet e hapura në raportet fqinjësore në Ballkan të mbyllen sa më shpejtë dhe integrimi evropian dhe euroatlantik të përshpejtohet sidomos marrë parasysh kontekstin e ri të zhvillimeve gjeopolitike dhe të sigurisë që janë në shkallë shqetësuese për paqen globale.

Ballkani perëndimor është ende i brishtë në raport me presionet dhe kërcënimet e sigurisë aktuale globale përfshirë këtu edhe migrimet masive, ndaj një mbështetje më e madhe nga partnerët ndërkombëtar, SHBA, BE dhe NATO, është i domosdoshëm.

Gjatë qëndrimit të Vjenë, ministrja Tahiri zhvilloi një bisedë me ish-komisionarin Stefan Fyle për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Çekisë, dhe diplomatë tjerë pjesëmarrës në Konferencë. Ministrja Tahiri ishte e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, dhe këshilltarët e kabinetit të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)