25 Prill 2024

FSK shënoi “Ditën e Forcës”

Prishtinë, 27 nëntor - Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) për nder të “Ditës së Forcës” ka hapur të gjitha Kazermat për qytetarët e Kosovës. Manifestimi qendror u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT) në Prishtinë, ku morën pjesë nxënës, qytetarë dhe personalitete ushtarake dhe politike dhe përfaqësues diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës.

Fillimisht, me rastin e 27 Nëntor ,,Ditës së Forcës’’, Ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe me bashkëpunëtorë, ku merrnin pjesë edhe  zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralët: Zymer Halimi, Nazmi Brahimaj, Gëzim Hazrolli dhe  Bashkim Jashari, si dhe oficerë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së, në orët e paradites bënë vizita në Kompleksin Memorial ,,Adem Jashari\'\' në Prekaz, dhe në familjen Jashari.

Delegacioni i FSK-së, fillimisht bëri homazhe në shenjë nderimi për sakrificën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të familjes Jashari dhe më pastaj vizitoj edhe Familjen Jashari, ku u pritën nga zoti Rifat Jashari.

Për të festuar, Ditën e Forcës, në këtë aktivitet festiv, dhe për të kremtuar këtë ditë bashk me ushtarakët e FSK-së, ishte e pranishme  Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga, ministri i FSK-së, zoti Haki Demolli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministra, ministra, deputet, gjeneralë, zëvendës komandanti i KFOR-it, oficerë të FSK-së, të KFOR-it, të NLAT-it, NAT-it, etj.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga së bashku me krerët e FSK-së, vendosën lule të freskëta pranë \"Obeliskun të të rënëve\" në shenj nderimi për të gjithë të rënët për liri, dhe pastaj vizituan të gjitha tendat ku u bë prezantimi i aktiviteteve të FSK-së, makineritë, aparaturat, mjetet teknike me të cilat punojnë, si dhe përcollën nga afër demonstrimin e njësisë së Kërkim-Shpëtimit, improvizimin e shpëtimit të njerëzve nga Kulla.

Me këtë rast, Presidentja e Kosovës znj. Jahjaga ka thënë se shumë shpejtë do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës si dhe ka paralajmëruar se Kosova do hyjë shumë shpejt në marrëveshje speciale me NATO-n.

Ministri Demolli, me këtë rast, tha se FSK-ja është e gatshme dhe e përgatiturpër tu transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ai tha se  në shenjë respekti për Ditën e Flamurit, 28 Nëntorit, dhe të ditëlindjes së Komandantit legjendar Adem Jashari, dolëm të vizitojmë Kompleksin memorial përkujtimor të familjes Jashari dhe Prekazin në përgjithësi, Gjithsesi, do të shkojmë të vizitojmë familjen Jashari.

Ndërsa, në emër të familjes Jashari, Rifat Jashari tha se e falënderon ushtrinë e shtetit të Kosovës si dhe të gjithë shqiptarët që e vizitojnë dhe e nderojnë familjen Jashari.

Ndërsa, Komandanti i forcës së sigurisë së Kosovës(FSK), gjeneral rama tha se kjo festë FSK-në e gjen shumë të përgatitur profesionalisht si dhe në kuptimin e pajisjeve. 

Gjithashtu, për nder të Ditës së Forcës, FSK-ja i ka hapur të gjitha Kazermat për vizitorë, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, me moton “Dita e Forcës-Ditë e Hapur”.

Qytetarët e Kosovës gjatë vizitave në kazermat e FSK-së, kanë përcjellë nga afër demonstrimet e pjesëtarëve të FSK-së, dhe të cilët janë ndarë shumë të kënaqure me zhvillimet, demonstrimet dhe arritjet e FSK-së.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama me rastin e ,,Ditës së Forcës’’, ka marrë letra urimi nga  Kryeshefi i Shefave të Bashkuar të Shtabeve të ushtrisë së ShBA,  gjeneral  Joseph F. Dunford JR si dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Timothy Orr, kanë uruar komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramën, në Ditën e Forcës si dhe të gjithë ushtarët dhe oficerët e FSK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)