29 Mars 2024

Fjollat e para të borës, lajmëtaret e festivalit “50 Poems for snow”

Prishtinë,  27 nëntor - Fjollat e para të borës që ranë në Prishtinë,  për këtë stinë,  janë lajmëtaret e datës së mbajtjes së  festivalit ndërkombëtar të poezisë “50 Poems for snow” (50 poezi për borën).

Ky festival i përvitshëm, pa buxhet, organizohet që nga viti 2012 në qiell të hapur në natën e borës së parë. 

Këtë vit , Prishtina i prinës listës së qyteteve ku organizohet festivali, pasi qytetet e tjera, mes tyre, Londra e Çikago, janë në pritje të borës së parë. 

Edicioni i parë i festivalit “50 Poems for snow” në Prishtinë, organizohet sonte (27 Nëntor 2015) , më fillim në ora 21:00.

Në  errësirën dhe borën e kopshtit të Soma Book Station, sjellin bukurinë e fjalës: Blerina Rogova Gaxha, Halil Matoshi  dhe Ndriçim Ademaj.

Krahas poezive të tyre, poetët do të lexojnë vargje nga poeti  i zemrës, Mevlana Xhelaleddin Muhammed Rumi(1207-1273), të cilit i përkushtohet festivali këtë vit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)