19 Prill 2024

Sot në Berlin mbahet Forumi Ekonomik Gjermano Kosovar

Prishtinë, 27 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Forumin Ekonomik Gjermano - Kosovar sot në Berlin ka filluar Forumin Ekonomik i bizneseve të dy vendeve.

Ky forum ka filluar me pjesëmarrjen e ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, ministreshës së tregtisë dhe industrisë, Hykmete Bajrami, ministrit të zhvillimit ekonomik, BlerandStavileci, ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural Memli Krasniqi dhe Ministri Federal për Bashkëpunim Ekonomik dhe zv. kryeministri për Zhvillim të Republikës Federale të Gjermanisë Dr. GerdMüller dhe shumë përfaqësuesve të lartë nga shteti mik i Gjermanisë.
 
Forumi është rast i shkëlqyeshëm dhe mundësi e mirë e shkëmbimin e përvojave dhe avancimine bashkëpunimit ekonomik në relacion Gjermani – Kosovë në përgjithësi dhe kompanive nga dy vendet ne veçanti.

Në pjesë tematike të Forumit do të behët fjalë për projektet publike në shkallë të gjerë, tenderimit, dhe programet e ndihmës financiare ngaBE-ja dhe fondet ndërkombëtare për Kosovën, çështjet e energjisë, mjedisit dhe minierave, sistemindualtë arsimit në Kosovë, do të diskutohet rreth zhvillimeve aktuale ekonomike në Kosovë dhe përvojat e bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve.
 
Duhet theksuar se Forumi Ekonomik Gjermano – Kosovar ka informuar më shumë se 4.500 ndërmarrje të ndryshme në Gjermani për këtë takim dhe njëkohësisht janë të ndara edhe 15 shtande që kompanitë nga Kosova të ekspozojnë produktet e veta.
 
Pjesëmarrjen e vet deri më tash e kanë konfirmuar 40 ndërmarrje nga Kosova.
 
Ky Forum do të jetë një rast i mire që në takimet B2B ndërmarrësit nga Kosova dhe Gjermania të bisedojnë konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)