24 Prill 2024

Lansohet projekti për të drejtat ekonomike të Gruas

Prishtinë, 26 nëntor - Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit ”Partnership On Women’s Economy Rights” (Power), të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Zëvendësministri i Çelaj gjatë fjalës së tij e ka vlerësuar këtë projekt si tejet të rëndësishëm për promovimin e përfshirjes socio-ekonomike të të mbijetuarave të dhunës në familje.

Rëndësinë e këtij projekti, Çelaj  e ka vlerësuar edhe për faktin se ka partneritet me organizata italiane që si shtyllë ka rrjetëzimin dhe shkëmbimin reciprok të përvojave me organizata italiane të cilat me ekspertizën e tyre  do të kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve të Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës në përmirësimin sistematik të shërbimeve, marrë parasysh faktin se Italia ka investuar shumë në përforcimin dhe jetësimin e barazisë gjinore.

“Viktimat e dhunës në familje do të përfitojnë nga ky projekt dhe unë në cilësinë e Koordinator Nacional shpreh vullnetin tim politik e human që të bashkëpunoj në mënyrën më të mirë që të fuqizohet një shtyllë shumë e fortë e programit tonë kundër dhunës në familje e planit të veprimit, shtyllën e dytë ose të mbrojtjes dhe trajtimit të tyre” tha Çelaj.

Në fund të fjalës së tij, Çelaj ka bërë thirrje që të punojnë së bashku në vetëdijesimin dhe sensibilizimin e rasteve në mënyrë që ato të raportohen. Çelaj ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit të cilët kanë mundësuar që ky projekt të jetësohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)