28 Mars 2024

Hungaria ka gatishmëri që ta mbështesë FSK-në në shumë fusha

Prishtinë, 26 nëntor - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), zotëri Haki Demolli prit sot në takim, në Ministrinë për FSK-së, Ministrin e Mbrojtjes të Hungarisë, zotëri Istvan Simicsko me bashkëpunëtorë.

Me këtë rast Ministri Demolli duke i shprehur mirëseardhjen në Ministrinë e FSK-së, për herë të parë një ministri të Mbrojtjes të Hungarisë, u shpreh se ndjehet tejet i lumtur që Ministria e Mbrojtjes e Hungarisë, ministri Hungarez i Mbrojtjes ka marrë hapa të sigurte dhe të shpejtë në drejtim fillimit të një bashkëpunimi të ngushtë dhe konkret.

Gjithashtu, Ministri Demolli e falënderoj Ministrin Simicsko për tërë kontributin që Hungaria ka dhënë për Kosovën, fillimisht me angazhimin e KFOR-it në Kosovë dhe akoma vazhdon të mbetet ruajtëse dhe kontribuuese e paqes këtu.

Më tej ministri Haki Demolli shprehu falënderimin për gatishmërinë e palës hungareze që bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë të jetë bilateral, pra të formatizohet dhe të konkretizohet me nënshkrimin nga të dyja palët në një të ardhme të afërt.

Ministri Demolli, tha gjithashtu se me arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes me Hungarinë, ne si Kosovë do ta krijonim një hartë pozitive të bashkëpunimit në Ballkan dhe Evropën Juglindore, sepse shtoi ministri ne veçse kemi marrëveshje me shumë partner tanë strategjik që janë edhe vende anëtare të NATO-s, pastaj kemi marrëveshje bilaterale edhe me disa prej vendeve të Ballkanit që tani më veç janë anëtare të NATO-s si dhe me disa të tjera që aspirojnë për anëtarësim në strukturat Veri-Atlantike.

Ministri Demolli e njoftoj kolegun e tij, ministrin hungarez të Mbrojtjes edhe me procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, duke ia bërë të ditur se i tërë procesi i transformimit do të jetë transparent dhe se do të behët në koordinim me partnerët tanë strategjik.

 I pari i Ministrisë së FSK-së, zotëri Demolli tha se janë kryer të gjitha përgatitjet dhe se tani i mbetet parlamentit të Kosovë të vendosë për transformimin, por ai konfirmoj edh enjë herë se Forca e Armatosur do të jetë forcë mbrojtëse, forcë kontribuuese për ruajtjen e paqes në vend dhe rajon si dhe do të jetë forcë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Ministri Demolli në fund e falënderoj ministrin Simicsko për vizitën si dhe e përgëzoj për përpalljen e përditshme me valën e refugjatëve si nga Ballkani ashtu edhe nga lindja e mesme dhe Afrika.

Nga ana e tij ministri hungarez i Mbrojtjes,  Istvan Simicsko  tha se Hungaria ka njohur pavarësinë e Kosovë, njeh përparimet që ka bërë Kosova në të gjitha drejtimet.

Ai tha se neve nuk na ka penguar asgjë që Kosovës ti japim votën pro në UNESCO, gjithashtu tha Ministri Simicsko ne tani më jemi në përpjekje që sa më shpejt të arrijmë marrëveshje zyrtare të bashkëpunimit, duke ditur se Hungaria ka gatishmëri që ta mbështesë FSK-në në trajnim dhe edukim si dhe në shumë fusha tjera me interes të përbashkët.

Ministri i mbrojtjes së Hungarisë, Istvan Simicsko tha se kjo është hera e parë që vizitoj Kosovën dhe ky vend ashtu siç edhe ma ka përcjellë ambasadori, ky vend ofron shumë mundësi të mira për shumë fusha.

Në takimin e përbashkët nga ana e Ministrisë në takim ishin edhe Zëvendës ministri Muhamet Latifi, gjeneral brigade Zymer Halimi, drejto i drejtorisë së Operacioneve si dhe Sinan Geci , shef i sektorit për bashkëpunim Euro-Atlantik.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)