19 Prill 2024

Haradinaj: T’i falemi veprës së dëshmorëve

Prishtinë, 26 nëntor -  Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në vigjilje të 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë si dhe ka vizituar kompleksin memorial në Reçak.

Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se ndihet i obliguar që t’i falet veprës sublime të dëshmorëve të kombit.

“Gjithmonë e veçanërisht në festat kombëtare, përulemi me respekt para atyre që jetën ia kushtuan lirisë dhe atdheut. Ndjehemi më të obliguar që t’i falemi veprës së tyre sublime, por edhe më të bindur e më të përcaktuar që t’i përmbushim ato që sot i njohim si amanetet e tyre”, ka thënë Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)