29 Mars 2024

FSK do të jetë e gatshme në çdo rast për t’u dalë në ndihmë qytetarëve

Prishtinë, 26 nëntor - Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka bërë me dije se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke u parapërgatitur për misionin e ardhshëm.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se deri më tani FSK-ja ka shënuar arritje të mëdha dhe është në pritje të vendimit të Kuvendit për transformimin e saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Rama ka treguar se FSK-ja do të jetë e gatshme në çdo rast për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Duke folur për 27 Nëntorin, Ditën e FSK-së, ai ka thënë se nesër (e premte) të gjithë kazermat në Kosovë do të jenë të hapura për qytetarët, kurse manifestimi kryesor i Ditës së FSK-së do të mbahet në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)