28 Mars 2024

Provinca turke, Konya eksporton në 189 shtete

Konya, 26 nëntor - Provinca qendrore në Turqi, Konya, sot produktet e saj industriale i eksporton në 189 vende të ndryshme të botës.

Konya, një provincë qendrore e Turqisë, e cila falë investimeve të reja po e shton gjithnjë e më shumë numrin e uzinave dhe fabrikave prodhuese, sot i eksporton produktet e saj në 189 vende.

Kryetari i Dhomës së Industrisë së Konyas, Memiş Kütükçü, duke deklaruar se qyteti është bërë një ndër qendrat me të rëndësishme të Turqisë në prodhimin indusrial, tha se 5 vendet me të cilat kanë eksportet më të larta janë: Iraku, Algjeria, Gjermania, Arabia Saudite dhe Irani.

Kütükcü sqaroi se Konya sot realizon eksporte në sektorë të ndryshëm si: industria e prodhimit të makinerive, industria e prodhimit të pjesëve të ndërrimit për sektorin automobilistik, derdhja e çelikut, ushqimit dhe prodhimi i këpucëve etj.

Kurse në eksportet e industrisë së mbrojtjes në Turqi, Konja renditet në 5 vendet e para, shtoi ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)