29 Mars 2024

Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të zgjerojnë bashkëpunimin

Prishtinë, 24 nëntor - Kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, me të cilin bisedoi për situatën në rajon dhe në veçanti zhvillimet në Kosovë.

Kryekuvendari Veseli diskutoi me ambasadorin Levy për zhvillimet në Kuvend, rreth angazhimit të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është burim i paqes dhe sigurisë në rajon, e gatshme për bashkëpunim ekonomik dhe promovuese e vlerave demokratike në procesin integrues euro-atlantik.

Ambasadori Levy theksoi se Kosova ka bërë hapa të vlershëm në procesin e integrimeve, duke nënshkruar MSA-në, duke thelluar fqinjësinë e mirë dhe përkrahur sigurinë globale.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë dhe sferat tjera me interes për të dyja vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)