28 Mars 2024

Garda e ShBA-së mbështet FSK-në

Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli me bashkëpunëtorë, priti në vizitë zyrtare një delegacion të lartë të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), të prirë nga shefi i Gardës Kombëtare të ShBA-së, gjeneral Frank. J. Gras.

Në takimin e përbashkët të dyja delegacioneve, Ministri i FSK-së z. Demolli shprehu kënaqësinë që sot në Ministri ka për vizitë mbështetës dhe miq të sinqertë të Ministrisë, FSK-së dhe Kosovës. Fillimisht,  Ministri Demolli e falënderoj gjeneralin Grass për bashkëpunimin dhe mbështetjen që ShBA-ja është duke i ofruar FSK-së në të gjitha drejtimet me qëllim të ngritjes dhe avancimit të Forcës së Sigurisë.

Ministri Demolli gjithashtu potencoi edhe faktin që ShBA-ja ka ndihmuar dhe po e ndihmon me të madhe FSK-në si në shkollimin e oficerëve dhe nënoficerëve, po ndihmon edhe në trajnimin dhe profesionalizimin si dhe vazhdimisht po e mbështet forcën tonë edhe në pajisje dhe donacione të ndryshme.

Ministri Haki Demolli me këtë rast përmendi edhe bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë që Ministria dhe FSK-ja ka me Atasheun ushtarak të ShBA-së në Prishtinë, kolonelin Chad Butts, pastaj Zyrën për Bashkëpunim dhe Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë, Ekipin Këshillues të NATO-s pë Ministrinë e FSK-së, e gjithashtu një mirënjohje të veçantë e shprehu për kontingjentin amerikan në kuadër të KFOR-it, të cilët siç tha ministri për kaq vjet kontribuojnë në të mirë të paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Më tej, i pari i Ministrisë e informoj gjeneralin Grass edhe mbi zhvillimin e Ministrisë dhe të FSK-së, bashkëpunimin me ShBA-në dhe vendet tjera me të cilat kemi marrëveshje bilaterale e gjithashtu një kohë të bisedës ia kushtoj edhe procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Për çështjen e transformimit të në Forca të Armatosura, Ministri Demolli tha se kjo temë është prioriteti i Qeverisë së vendit, dhe përgjatë tërë këtij procesi ne do të jemi transparent dhe të hapur me miqtë dhe partnerët tanë strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ministri tha se FAK nuk do të paraqet kërcenim për regjionin por do të kontribuojë për stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Nga ana e tij shefi i Gardës Kombëtare të ShBA-ve, gjeneral Grass tha se sa herë që viziton Kosovën e dallon progresin dhe zhvillimin këtu duke theksuar se kjo është një tregues se populli këtu është shumë energjik.

Më tej gjenerali Grass tha se Garda Kombëtare e ShBA qëndron fuqishëm në mbështetje të zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë si dhe në fazën e ardhshme të zhvillimit tuaj. Ne do të mbështesim edhe Forcën e ardhshme posa këtë vendim për transformim ta merr Parlamenti juaj.

Ne shtoi më tutje Shefi i gardës Kombëtare të Aiovës, gjenerali Grass do të kemi shkëmbime edhe më tutje në mënyrë që njohjet dhe miqësia jonë të jetë më e thellë dhe e qëndrueshme. Në fund gjenerali Grass i shprehu mirënjohje Ministrit me fjalët; ,, Faleminderit që po na lejoni me qenë pjesë e ndërtimit të paqes dhe zhvillimit tuaj’’.

Në fund të takimit të dyja delegacioneve, në një takim edhe më të gjerë, nënkolonel Jeton Dreshaj, shef i Zyrës për transformim prezantoi para ministrit dhe gjeneralëve aktivitetet dhe planifikimin dhe përgatitjet që janë duke u bërë në këtë proces.

Në këtë takim, Komandanti i FSK-së,  gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Aiovës dhe në përgjithësi me gardën Kombëtare të ShBA-së është i shkëlqyer dhe se ky bashkëpunim është duke u thelluar edhe më tutje.

Nga ana e tij edhe gjeneral major Timothy Orr konfirmoj marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të FSK-së dhe gardës Kombëtare të Aiovës, marrëdhënie këto të cilat janë në kuadër të partneritetit shtetëror Kosova Aiova.

Në takimin e përbashkët të Ministrit Demolli me gjeneralin Grass, morën pjesë edhe Zëvendës ministri i FSK-së, Muhamet Latifi, si dhe oficerë tjerë të lartë amerikan dhe të FSK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)