25 Prill 2024

Vala në Rio 2016 me xhudistët, sponsorizon Federatën e Xhudos

Prishtinë, 24 nëntor - Kampioni i telekomunikacionit në Kosovë, Telekomi i Kosovës, Vala do të jetë financuesi kryesor i kampionëve botëror të Xhudos në rastin konkret, mbështetës i xhudistëve dhe Federatës së Xhudos së Kosovës në krye me trajnerin Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendin.

Mbështetja e kampionëve të Xhudos nga ana e Telekomit të Kosovës do të fillojë nga sot e deri në përfundim të Lojërave Olimpike të “Rio 2016” .

Marrëveshja për mbështetjen e Federatës së Xhudos dhe kampionëve si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, etj, u konkretizua gjatë ditës së sotme mes Drejtorit Menaxhues të Telekomit të Kosovës,-Vala, trajnerit Driton Kuka si dhe Majlinda Kelmendit.

“Telekomi i Kosovës do të jetë sponsor i Federatës së Xhudos deri në Lojërat Olimpike “Rio 2016”. Morëm këtë vendim duke pasur parasysh faktin se sportistët që përfaqësojnë këtë sport, janë kampionë të botës. Duke qenë që Telekomi i Kosovës është 100 për qind në pronësi publike, në këtë rast është edhe e Federatës së Xhudos, është e trajnerit Kuka, është e Majlinda Kelmendit, etj, nuk mund të qëndronim indiferentë përballë mungesës së financave dhe kushteve tjera që përballen këta kampionë. Jemi të nderuar t’i mbështesim. Ne po përmbushim përgjegjësinë korporative dhe sociale që kemi si kompani. Ne kemi financuar edhe federata të tjera dhe nuk do të ndalemi me kaq”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Nga ana tjetër, trajneri i Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, tha se për herë të parë Telekomi si kampion do të jetë afër federatës në rrugën drejt dominimit të këtij sporti në arenën ndërkombëtare nga xhuditët e Kosovës.

Për herë të parë i sollëm popullit shqiptar dy medalje ari dhe nuk do të ndalemi. Falënderojmë kampionin e telekomunikacionit në Kosovë që ka vendosur t’i mbështes kampionët e xhudos…kampioni me kampionët”, pohoi Kuka.

Ndërsa, xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi tha se është hera e parë që po sponsorizohen nga një institucion.

“Është hera e parë si Federatë e Xhudos që kemi një sponsor. Është një gjë e madhe për ne dhe një inkurajim për t’i dyfishuar medaljet dhe sukseset në të ardhmen”, nënvizoi Kelmendi duke falënderuar drejtorin menaxhues të Telekomit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)