29 Mars 2024

Ambasadori Delawie konfirmon mbështetjen për rektorin Zejnullahu

Prishtinë, 13 tetor - Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Ramadan Zejnullahu priti sot në takim ambasadorin e SHBA në Kosovë, Greg Delawie, të cilin e informoi për të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Universiteti i Prishtinës.

Ambasadori Delawie konfirmoi, edhe një herë, mbështetjen e fuqishme amerikane për ngritjen e cilësisë në Universitetin e Prishtinës, si kontribut zhvillimit të arsimit të lartë në Kosovë.

Ambasadori Delawie, ndër të tjera, tha se “ngritja e cilësisë lidhet drejtpërdrejt me ngritjen e nivelit të stafit akademik” dhe theksoi se “diplomat cilësore mundësojnë punësim më të lehtë dhe vazhdim të studimeve pasdiplomike jashtë vendit”.

Rektori Zejnullahu falenderoi ambasadorin Delawie për mbështetjen që Qeveria e SHBA i jep Universitetit të Prishtinës, në veçanti përmes Programit të Lidershipit Transformues nga i cili përfitojnë disa njësi akademike të Universitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)