29 Mars 2024

Asfaltimi i rrugëve të regjionit të Ferizajt me cilësi të dobët

Prishtinë, 13 tetor - AVONET përmes kësaj deklarate për media bënë publik dëmtimet që janë shfaqur në rrugën Ferizaj – Gjilan, të cilat do ti paraqesim përmes fotografive.

AVONET, është thellësisht i preokupuar me mënyrën se si është duke u asfaltuar rruga Ferizaj - Gjilan, ku pas disa javëve të asfaltimit, rruga vetëm se sa nuk është bërë nga gjendja e mëparshme, dhe ka filluar të dëmtohet.

Kjo tregon më së miri se si janë duke u kryer punët në këto rrugë, edhe pse kjo rrugë ka filluar të rregullohet para disa muaj, qytetarët e Regjionit të Ferizaj dhe Gjilani kanë pasur pengesa në qarkullim të lirë me automjet për arsyeje që punët nuk janë kryer më intezitet të paraparë, tashmë në këto ditë me temperatura të ulët, janë duke bërë edhe asfaltimi i disa pjesëve të cilat kanë mbetur të pa përfunduar.

AVONET, konsideron se cilësia e punëve është jashtëzakonisht e dobët, duke parë se si po degradohet ajo punë që është bërë.

Po ashtu AVONET, shpreh shqetësimin se në çfarë gjendje janë pusetat në rrugët të cilat janë duke asfaltuar, ku gjatë vozitjes po krijohen pengesa, për faktin se pusetat kanë mbetura shumë të thelluara dhe nuk i plotësojnë kriteret për çka i vështirëson në masë të madh qarkullimin normal të automjeteve.

Kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës që ta rris mbikëqyrjen e punëve dhe të bëjë ndëshkimin e operatorëve ( punë-kryesve ) dhe mos të lejoj që të ketë neglizhencë të punëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)