19 Prill 2024

VV: Situata e paqëndrueshme, Mustafa ta tërheqë nënshkrimin

Prishtinë, 13 tetor - Gjatë ditëve të kaluara sidomos mbrëmë, situata në Kosovë çdo herë më tepër po bëhet e paqëndrueshme dhe më e tensionuar. Natyrisht se kjo nuk mund të jetë ndryshe në një pushtet i cili për ditë e më tepër po shndërrohet në pushtet që përdorë taktika policore për të shtypur kundërshtarët politikë.

Këto u thanë gjatë konferencës për medie të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ku nënkryetari Driton Çaushi dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, kanë komentuar ngjarjet e mbrëmshme.

“Ne jemi të vendosur që t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në fund, dhe mendojmë që çdo mundësi tjetër është shteruar. Ne kemi argumentuar mjaftueshëm deri tani dhe besojmë që ka kaluar koha e argumentimit për dëmet nga këto marrëveshje, nuk kemi dëgjuar nga askush asnjë argument serioz në mbrojtje të këtyre marrëveshjeve”, tha Çaushi.

E vetmja mundësi reale në këtë situatë është që qeveria të tërhiqet nga këto marrëveshje ose të bie bashkë më to.

Ndërkaq, Konjufca tha se me veprime të tilla, Qeveria Mustafa po i kontribuon eskalimit të situatës. Sipas tij, nëse Isa Mustafa nuk e kthen mbrapshtë \"Zajednicën\" dhe demarkacionin me Malin e Zi, pakënaqësia me siguri që do të shpërthejë. 

“Kjo gjendje politike në Kosovë, me forcimin e Serbisë përmes \"Zajednicës\", me humbjen e mijëra hektarëve të territorit, me krimin e organizuar deri në maje të Qeverisë, me korrupsionin e pushtetit që nuk po ndalet kurrë – kjo gjendje është e paqëndrueshme”, tha më tej Konjufca.

Pas një proteste tri orëshe të qytetarëve dhe aktivistëve, policia liroi Albin Kurtin. Por arrestoi nëntë aktivistë të tjerë të subjekteve të ndryshme, ndër të cilët edhe anëtarin e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ylli Hoxha. Ne kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm dhe të pakusht!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)