25 Prill 2024

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor

Prishtinë, 10 tetor - Me moton \" Unë kam dinjitet\", me organizim të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin  të Mbijetuarit  të Traumës dhe  Qendrës për Rehabilitim dhe trajtim të  sëmurëve   Kronik Psikiatrik në Shtime, po shënohet Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

Në shënimin e kësaj dite morën pjesë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar dr. Curr Gjocaj, Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Gani Shabani, znj. Feride Rushiti nga QKRMT, përfaqësues nga Zyra e Ombudspersonit , familjarë të klientëve  dhe  zyrtarë të tjerë që merren me zhvillimin e shërbimeve shëndetësore të shëndetit mendor.

Me këtë rast, dr. Curr Gjocaj, drejtor i SHSKUK tha se në vazhdimësi ka pasur rritje të cilësisë së  ofrimit të   shërbimeve  të shëndetit mendor. \" Ka pasur rritje të shërbimeve shëndetësore në këtë fushë dhe ne si SHSKUK do të vazhdojmë të mbështesim shërbimin  e shëndetit mendor përmes qendrave të specializura që ndodhen në tërë Kosovën dhe është rrjeti i shërbimeve me shtrirjen më të mirë në Kosovë\" theksoi dr. Gjocaj.

Dr. Gani Shabani, Sekretar Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, foli për investimet e vazhdueshme që ka bërë Ministria e Shëndetësisë për përmirësim të shërbimeve të shëndetit mendor në tërë Kosovën, duke premtuar mbështetjet të mëtejme.

Znj. Feride Rushiti, nga QKRMT, tha se  organizata  e tyre merret në përgjithësi me të drejtat e njeriut, por prioritet kanë pasur  shëndetin mendor.  Sipas saj është punuar shumë në përmirësim të këtyre shërbimeve shëndetësore nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në lidhje me punën që bëhet dhe shërbimet që ofrohen Qendrën Për Rehabilitim dhe trajtim të të sëmurëve kronik në Shtime, foli drejtori, dr. Miftar Zenelaj. Në fund të manifestimit u organizua një koktej rasti, ku  përveç zyrtarëve të pranishëm ishin edhe klientët e QIRSKP Shtime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)