28 Mars 2024

Franca e shpall sërish Kosovën vend të sigurt

Paris, 10 tetor - Kosova shpallet sërish nga Franca si “vend i sigurt”. Agjencia franceze e lajmeve, AFP, deklaron se njoftimi u dha të premten nga Këshilli i Zyrës për Mbrojtjen e Refugjatëve.

Për vendet që gjenden në këtë listë, autoritetet franceze marrin parasysh se, njerëzit nuk kanë asnjë kërcënim, apo nuk iu nënshtrohet asnjë torture në atdheun e tyre. Për këtë arsye shanset e njerëzve nga këto vende që të fitojnë azilin në Francë nuk ekzistojnë.

Në dhjetor të vitit 2014, Këshilli Shtetëror i Francës si Gjykata më e Lartë Administrative e vendit e hoqi Kosovën nga lista e vendeve të sigurta, me arsyen e “situatës jo stabël politike dhe sociale”.

Gjatë vitit 2014 në Francë pati një fluks të madh të refugjatëve nga Kosova, çështja e strehimit dhe trajtimit të cilëve u bë problem serioz për autoritetet kompetente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)