28 Mars 2024

Bastisen zyrat e deputetëve të Vetëvendosje-s

Prishtinë, 9 tetor - Sot rreth orës 18:00, pa praninë e deputetëve dhe pas orarit të punës, në zyrat e Kuvendit të Kosovës ka bastisur zyrat e deputetëve dhe të Grupit Parlamentar të subjektit më të madh opozitar në vend, Lëvizjes Vetëvendosje!.

Policia e Kosovës përveç bastisjes, sipas Vetëvendosjes ka filluar të ushtrojë presion ndaj vetë deputetëve, duke ftuar në intervistë deputetët Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu në lidhje me aksionet e opozitës në Kuvend.

\"Ky presion ndodh, pikërisht pas dorëzimit të padisë për Armend Zemajn, i cili ka shprehur publikisht qëllimin e tij për të goditur me gotë të qelqtë deputetët e VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i dëmtuar fizikisht ata ndërkohë që Policia asnjë veprim nuk e mori ndaj tij.\"

\"Këto ndodhi të papranueshme vijnë menjëherë pasi që Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, organizoi një takim me ambasadorët e vendeve të Kuintit. Siç duket, Kadri Veseli po e përdor takimin me ambasadorët e Kuintit për të legjitimuar shtimin e represionit dhe dhunimin e opozitës. Ish-kryetari i SHIK-ut u përpoq për disa ditë të përdorë maskën demokratike e paqësore, por tashmë përballë vendosmërisë së opozitës, Veseli po e shfaq sërish fytyrën e tij të vërtetë, atë të vjetrën!\", thekson Vetëvendosje

Pas thirrjes dhe presionit publik që ditët e fundit kryeministri Mustafa ia ka bërë policisë dhe gjyqësorit që të angazhohen kundër aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës, këta institucione janë vënë krejtësisht në shërbim të pushtetit.

Mustafa, i cili veten e vet e ka vënë krejtësisht në shërbim e në mbrojtje të Zajednicës, tashmë po e vendos edhe Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Sistemin Gjyqësor po ashtu në mbrojtje të projektit më të dëmshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Por çdo përpjekje e tillë do të dështojë. “Zajednica” nuk do të kalojë!

\"Ne ia bëjmë të qartë Qeverisë dhe Kryetarit të Kuvendit se veprimet e tilla si dhe kërcënimet për arrestimin e deputetëve Albin Kurti dhe Albulan Haxhiu do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe përgjegjësia për këtë i mbetet vetëm pushtetit.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)