29 Mars 2024

MAShT shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka vizituar “Shkollën e Gjelbër”  në Prishtinë, ku janë zhvilluar disa aktivitete të vajzave në fushën e teknologjisë, e cila këtë vit ishte temë kryesore e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në mbarë botën.

Dita Ndërkombëtare e Vajzave promovon trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat, në fusha të tilla, si ligji, kujdesi shëndetësor, arsimimi si dhe liria nga dhuna dhe abuzimi.

Ministri Bajrami, me këtë rast theksoi rëndësinë e përfshirjes së vajzave në profesione, të cilat ofrojnë më shumë mundësi për vajzat, për të qenë të përfshira në tregun e punës.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave po shohim që Kosova ka vajza shumë kerative, me imagjinatë të zhvilluar dhe shkathtësi të jashtëzakonshme. Një sistem cilësor i arsimit kërkon demonstrim të shkathësive praktike dhe jam i sigurtë që këto vajza na bindën që kemi rini shumë inteligjente dhe mësimdhënës të përkushtuar”, tha ministri Bajrami.

Përkujtimi i kësaj dite ndërkombëtare sjell më shumë vëmendje në jetën e vajzave dhe grave të reja si qytetare dhe zëra të fuqishëm, të ndryshimeve në familje dhe komunitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)