19 Prill 2024

Mbetet në fuqi masa e paraburgimit ndaj Vahide Badivukut

Prishtinë, 9 Tetor - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej dy muajsh paraburgim, ndaj të dyshuarës  Vahide Badivuku. Në këtë mënyrë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, e  ka  refuzuar si të pa bazuara ankesën e  avokates mbrojtëse, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPRKR.nr.311/2015, të datës 22.09.2015.

Vahide Badivuku po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprat penale:” Marrje e ryshfetit”, nga neni 428, paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe” Keqpërdorim i pozitës zyrtare nga neni 422, i të njëjtit kod.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesë nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, nuk kanë pushuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin dhe vazhdimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)