29 Mars 2024

Thaçi: Veprimet e opozitës, të neveritshme

Prishtinë, 9 tetor - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë “Epokës së re”, ka folur për veprimet e fundit të opozitës, të cilat i ka quajtur jodemokratike, të neveritshme dhe tentim për ta marrë pushtetin me çdo kusht jashtë rregullave të demokracisë.

Ai ka bërë me dije se nuk do të ketë zgjedhje të reja, pasi ato do të mbahen sipas afatit kushtetues dhe ligjore në vitin 2018.

Thaçi ka treguar se nuk do të ketë zgjerim të koalicionit aktual për faktin se, sipas tij Kosova asnjëherë nuk ka pasur koalicion më stabil sesa ky që ka tani.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për përgatitjet e fushatës që po i bën për të marrë postin e presidentit në vitin e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)