23 Prill 2024

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Prishtinë, 9 tetor - Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Ministri i Arsimit Arsim Bajrami do të flasin në evenimentin e ekspozitës së teknologjisë, i cili organizohet me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave. 

Dita Ndërkombëtare e Vajzave, 11 tetori, ka filluar të shënohet nga viti 2011 me qëllim të njohjes së të drejtave të vajzave si dhe sfidave unike me të cilat ballafaqohen vajzat anembanë botës.

Tema e sivjetshme është “Fuqia e Vajzës Adoleshente: Vizioni për Vitin 2030” ndërsa aktivitetet në Kosovë do të përqëndrohen në “Inovimin për Arsimim të Vajzave.”

Diku rreth 35 nxënëse, të klasëve 7-9, do të prezantojnë të arriturat e tyre në puntori praktike nga shkenca, LEGO robotika, animacioni, kodimi, qarku elektrik/energjia djellore, dhe programimi.

Evenimenti organizohet nga Programi i Arsimit Themelor i USAID-it në partneritet me Fondacionin IPKO, Girls Coding Kosova, dhe qendrën BoneVet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)