29 Mars 2024

IPK përuroi zyrën rajonale në Prizren

Prizren, 9 tetor - Në një ceremoni të organizuar sot në Prizren, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) hapi zyrën rajonale në Prizren e cila është zyra e dytë rajonale e IPK-së pas zyrës së Gjilanit.

Në ceremoninë e organizuar nga IPK-ja për hapjen e zyrës në Prizren të pranishëm ishin përfaqësues të Prokurorisë, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Agjencisë së Regjistrimit Civil, Policisë së Kosovës, Komunës së Prizrenit, si dhe përfaqësues të ICITAP-it amerikan dhe EULEX-it.

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së, z.Fitim Shishani në fjalën e tij të rastit duke falënderuar të gjithë të pranishmit ceku rëndësinë e hapjes së kësaj zyre:

 “Arsyeja e parë e hapjes së zyrës në Prizren është që IPK të jetë më afër qytetarëve kurse arsyeja e dytë është që të ndihmojmë në profesionalizmin e mëtejmë të Policisë së Kosovës e cila konsiderohet edhe si barometër i shoqërisë së Kosovës”- theksoi Kryeshefi Shishani duke falënderuar në veçanti edhe Agjencinë e Regjistrimit Civil e cila ka siguruar hapësirën për këtë zyre në objektin e saj në Prizren.

Z.Sylë Hoxha Kryeprokuror i Prokurorisë në Prizren hapjen e kësaj e konsideroi si fuqizim i  bashkëpunimit me Inspektoratin Policor:

“Edhe për ne si Prokurori në Prizren hapja e zyrës është lajm i mirë pasi që do të jemi më afër me rastet që trajton IPK-ja” theksoi Kryeprokurori Hoxha duke shprehur kënaqësinë e tij për profesionalizmin dhe përkushtimin e punonjësve të IPK-së drejt realizimit të objektivave ligjore.

Përkrahjen për funksionimin e zyrës së IPK-së në Prizren premtoi edhe Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja i cili potencoi se hapja e kësaj zyre është e mirëpritur nga qytetarët e Prizrenit dhe 74 fshatrat e zonës së Prizrenit.

Zyra rajonale e IPK-së e cila ka filluar punën që nga sot gjendet në objektin e Agjencisë së regjistrimit Civil në Prizren afër objektit të Administratës Tatimore në Prizren në rrugën “Kukësi”.

Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojë me përkushtim të angazhohet duke ndihmuar në përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së punës së Policisë së Kosovës dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes ofrimit të shërbimeve sa më afër qytetarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)