29 Mars 2024

Vala arrinë performancë të jashtëzakonshme në muajin shtator

Prishtinë, 7 tetor - Operatori lider i telefonisë mobile në vend, Vala, shfaqi një performansë të jazhtëzakonshme në muajin që lamë pas, Shtator, ku për herë të parë gjatë këtij viti arriti të realizojë shitje, pothuajse në nivelin e njëjtë me vitin e kaluar.

Realizmi i të hyrave në muajin shtator, njëlloj sikurse një vit më parë, tregon bindshëm tendencën e shprehur prej disa muajve për ndaljen e rënies së të hyrave në operatorin publik.

Të hyrat në operatorin publik në vend, Vala, kanë qenë në rënie të vazhdueshme prej tre vitesh, ndërsa rënia më e madhe ishte gjatë vitit 2014 dhe tremujorin e parë të këtij viti.

\"Jemi shumë të kënaqur nga performaca e Vala-s gjatë muajit shtator. Për herë të parë gjatë këtij viti arritëm të jemi pothuajse njëjtë me vitin e kaluar. Rënia në tremujorin e parë të këtij viti, para se unë të merrja detyrën e Drejtorit Menaxhues, mund të them se ishte rapide apo gati e frikshme ndaj dhe të dhënat e muajit shtator më bëjnë të ndihem komod për sa i përket të ardhmes së Vala-s\", tha Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

Sipas tij, aktiviteti i jashtëzakonshëm që është zhvilluar në periudhën e fundit, ka bërë që Vala të rregullojë pozitivisht performasën e saj operative dhe biznesore.

Përveç shtatorit, Vala të hyra të qëndrueshme arriti të inkasojë edhe gjatë muajve korrik dhe gusht. Në muajin korrik të hyrat ishin në nivelin e 8.5 milionë euro, ndërsa në muajin gusht, për herë të parë gjatë këti viti, të hyrat shkuan në mbi 9.4 milionë euro.

Performancës solide të Vala-s i parapriu një fushatë agresive e marketingut, shoqëruar me kthimin masiv të instiucioneve në Vala, të cilët iu larguan kompanisë gjatë tre viteve të kaluara.

Institucionet, bizneset dhe qytetarëve, është duke iu pëlqyer rigjallërimi i Vala-s me ofertat atraktive në treg.

Vala ka çmimet më të ulëta të bisedave, internetit dhe cilësinë më të lartë, krahasuar me konkurrencën në Kosovë. Vetëm për internet të shpejt 3G dhe 4G, Vala ka investuar dhjetëra miliona euro, investime këto që synojnë rritjen dhe qëndrueshmërinë operative dhe biznesore të kompanisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)