29 Mars 2024

Willems: Mbështetja e Holandës ka prioritet rendin dhe ligjin

Prishtinë, 7 tetor - Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim njoftues Ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems.

Ministri Kuçi e ka njoftuar Ambasadoren Willems me “prioritetet e prioriteteve” të Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati, duke përfshirë hartimin për herë të parë të Kodit Civil të Republikës së Kosovës, harmonizimin e legjislacionit ne fushën e të drejtave pronësore dhe rishikimin strategjik të sektorit të drejtësisë.

Ministri Kuçi ka kërkuar nga Ambasadorja Holandeze thellimin e bashkëpunimit bilateral në funksion të fuqizimit të rendit dhe ligjit. Në veçanti, Ministri Kuçi ka kërkuar asistencë në ngritjen e kapaciteteve së prokurorëve në luftimin e krimeve financiare, kibernetike dhe terrorizmit, fusha që edhe shoqëritë më moderne hasin në sfida gjatë adresimit të tyre.

Ambasadorja Willems ka siguruar Ministrin Kuçi që ofrimi i asistencës në fushën e sundimit të ligjit mbetet prioritet, duke theksuar që fuqizimi i sundimit të ligjit në Kosovë është edhe në interesin shtetëror të Mbretërisë së Holandës dhe Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)