28 Mars 2024

Komuna e Mamushës me plan kundër korrupsionit

Mamushë, 7 tetor - Komuna e Mamushës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë sotmarrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.

Programi i UNDP-së kundër korrupsion mbështetet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Mamushës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapat konkret për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre.

Me këtë plan kundër korrupsionit, Komuna e Mamushës i bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar këtë plan, si: Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe Graçanica.

Më përfshirjen e shoqërisë civile, do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënja rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve.

Në ngjarje do të marrin pjesë kryetari i komunës së Mamushës, Arif Bytyq, drejtori i SDC-së, Patrick Etienne dhe zëvëndës përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)