25 Prill 2024

Dy televizione të Ferizajit klientë të ri të Vala-s

Prishtinë, 6 tetor - Dy televizonet private, TV Tema, e cila shihet në 10 komuna dhe TV Liria me qendër në Ferizaj, nga sot do të përdorin shërbimet e operatorit publik të Vala-s.

Kontrata mes pronarëve të dy televizioneve dhe menaxherit regjional të Vala-s në Ferizaj, Arian Imeri, u nënshkrua gjatë ditës së sotme në Ferizaj.

Vetëm gjatë kësaj kohe, Vala nënshkroi kontrata me shtatë biznese të Ferizajit.

“Nën shembullin e drejtorit menaxhues që ka vendosur një ritëm të jashtëzakonshëm në krye të Telekomit të Kosovës, ne kemi shpallur një mobilizim me qëllim jo vetëm të rikthimit të qytetarëve dhe bizneseve që u larguan para disa vitesh, por përfshirjen edhe të gjeneratave të reja për shkak se kemi ofertat më të mira dhe më të lira\", tha Arian Imeri, Menaxher Regjional i Vala-s në qytetin e Ferizajit.

Nga ana e tij, pronari i TV Tema, Visar Hoti, theksoi se vendosen t\'i bashkangjiten institucioneve dhe kompanive që po iu bashkohen Vala-s, për arsye të shërbimeve dhe çmimeve më të mira që ofron Vala.

“Ne në RTV Tema, si televizion dhe radio regjionale që mbulon 10 komunat, pas krahasimeve të shërbimeve dhe çmimeve, kemi konstatuar se Vala bindshëm është më mirë se të gjithë operatorët tjerë. E gjithë kjo erdhi pasi pamë një angazhim të veçantë, disamujor të vetë Drejtorit Menaxhues, Agron Mustafa.\"

\"Me qasjen e vet pragmatike dhe kreative, përveç që po e kthen besimin në Vala, ai është një shembull i mirë në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar, që dëshmon se shqiptarët dinë të menaxhojnë paranë dhe kapitalin e tyre. Kosova mund të fitojë besimin e investitorëve të huaj vetëm nëse paraprakisht i trajtojmë mirë investimet tona, qofshin private apo publike\", pohoi pronari i TV Tema, Visar Hoti, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Edhe pronari i TV Liria, Refik Sadriu, tha se kontrata që nënshkruan me Vala-n ofron një diferencë të madhe në krahasim me atë që kanë pasur deri tani dhe që mundet të gjendet në treg.

“Ky është vetëm hapi i parë drejt një angazhimi dhe bashkëpunimi të madh që do të kemi me Telekomin e Kosovës, Vala. inkurajojmë drejtorin regjional, Arian Imer dhe Drejtorin Menaxhues, Agron Mustafa, që të vazhdojnë punën në këtë

Drejtori menaxhues i Vala, Agron Mustafa, tha se cilësinë e të parit të kompanisë, do të vazhdojë me decentralizimin, në kupimin e rritjes së efikasitetit dhe shpejtësisë për marrjen dhe zbatimin e vendimeve nga ana e menaxherëve nëpër regjione.

“Jam ithtar i asaj që jo për çdo gjë të pyetet qendra në Prishtinë. Kërkohet efikasistet, shpejtësi në botën ku po jetojmë dhe punojmë. Duhet t’i përshtasim edhe veprimet tona karshi konkurencës dhe modeleve të suksesshme të biznesit. E Inkurajoj menaxherin regjional të Ferizajit dhe të secilit qytet që të rrisin dinamikën. Rezultatet e tyre do t\'i inkurajojmë dhe publikojmë\", deklaroi Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)