16 Prill 2024

Haradinaj: Qeveria po mundohet të më zmbrapsë me shpifje

Prishtinë, 6 tetor - Aleanca për Ardhmërin e Kosovës vlerëson se shkrimet e sotme të shtypit të Prishtinës të cilat i referohen shtypit të verdhë serb, për gjoja financimin me 100 mijë euro të “Listës Serbe” nga Ramush Haradinaj, janë rrenë e kulluar dhe e paguar. Haradinaj nuk ka financuar asnjë parti serbe kurrë.   

AAK vlerëson se ky lajm i rremë është gatuar nga klani Mustafa dhe partnerët e tij serbë dhe për qëllim ka njollosjen time, pikërisht tani kur iu kam zbuluar gënjeshtrat për punët e pista të tyre në dëm të Kosovës.  

\"Të gjithë ata që provojne që me gënjeshtra e sajesa të më zmbrapsin nga rruga ime e demaskimit të këtij pushteti kuisling, e kanë gabim. Unë pavaresisht çmimit do të vazhdojë të jem në anën e së drejtës dhe të interesit për vendin tim\", thekson Haradinaj.  

Haradinaj thekson se përfundimisht ka kaluar koha e propagandës së Rrahman Morinës dhe e dishepujve të tij që sot jane në grahmat e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)