28 Mars 2024

Liberalizimi i vizave, peng i krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prishtinë, 6 tetor - Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë bërë sebep që Kosova të mbetet enklavë e Evropës për nga liria e lëvizjes.

Pa një luftë serioze kundër tyre nuk do të ketë liberalizim vizash, shkruan sot Koha Ditore.

Bekim Çollaku, ministër i Integrimit Evropian, i ka thënë të hënën gazetës se Udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave nuk përmban më vete vetëm kritere strikte teknike dhe se një pjesë e madhe e këtyre kritereve janë të natyrës politike dhe subjekt i interpretimit lidhur me përmbushjen e tyre. Dhe ka pranuar se ka veprime të mbetura për t’u përmbushur, e që ndërlidhen pikërisht me këtë çështje.

“Këtu flasim për veprimet në të cilat duhet punuar edhe më shumë dhe ato në mënyrë ekskluzive lidhen me rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Çollaku.

Në dy javët e fundit brenda Qeverisë së Kosovës kanë ofruar të dhëna konfrontuese përkitazi me përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe për një mekanizëm që duhet ngritur për t’i përfunduar brenda vitit detyrat e pakryera.

Ministri Çollaku në disa paraqitje publike ka dhënë deklaratën se Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara për liberalizim. Por konstatimet e tij janë hedhur poshtë nga kryeministri Mustafa.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)