16 Prill 2024

Mbahet konferenca regjionale për informacione Gjeo-Hapësinore

Prishtinë, 6 tetor - Duke konsideruar shkëmbimin e të dhënave gjeohapësinore si të rëndësisë së madhe në disa fusha, përfshi menaxhimin e krizave dhe situatave të ndryshme emergjente, ofrimin efikas dhe në kohë të shërbimeve për qytetarët, administrimin sa më të saktë të tokës dhe të tjera, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka organizuar konferencën regjionale me titull “Ngritja e vetëdijes rreth përfitimeve nga shkëmbimi iI të dhënave gjeohapësinore”.

Konferenca u hap nga Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha, i cili prezantoi të arriturat e Republikës në këtë fushë, me theks të veçantë nënshkrimin e marrëveshjes regjionale për shkëmbim të dhënash, strategjinë shtetërorë për infrastrukturën e të dhënave hapësinore, Ligjin për Infrastrukturën e të Dhënave Hapësinore i cili pritet të aprovohet nga Parlamenti, etj.

Po ashtu, gjatë konferencës u mbajtën prezantime profesionale lidhur me të arriturat në këtë fushë, duke theksuar se teknikisht shtetet e regjionit janë të gatshme për të shkëmbyer të dhëna, u prezantuan edhe disa marrëveshje regjionale të nënshkruara mes palëve të interesit, si dhe u prezantuan përfitimet nga një proces I tillë.

Po ashtu, duke u thirrur në praktikat e shteteve të BE-së, disa prej të cilave edhe morën pjesë në Konferencë, u bë e qartë se të dhënat për shpërndarje duhet të jenë të harmonizuara dhe në pajtueshmëri të plotë me Direktivën Evropian “INSPIRE” 2007/2.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues dhe pale të interesit nga të gjitha shtetet e regjionit si Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, Republika e Maqedonisë, Republika e Serbisë, Republika e Bosnje dhe Hercegovinës, Mali i Zi, Republika e Kroacisë si dhe përfaqësues nga Suedia.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “IMPULS” që konsiston me harmonizimin dhe shpërndarjen e të dhënave gjeohapësinore të shteteve të regjionit në pajtueshmëri me legjislacionin dhe standardet evropiane. “IMPULS” mbështetet financiarisht nga Qeveria Suedeze përmes SIDA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)