16 Prill 2024

Javën që vjen mbahet forumi shëndetësor mes Kosovës dhe Kroacisë

Prishtinë, 5 tetor - Me rastin e vizitës zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kroacisë, Dr. Siniša Varga, në Republikën e Kosovës më 13 tetor 2015, në Prishtinë të njëjtën ditë do të mbahet forumi i parë  kosovaro-kroat për kujdesin shëndetësor.

Forumi do të mbahet nën patronazhin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kroacisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
 
Kroacia me kapacitetin e saj mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në ngritjen e kapaciteteve institucionale, profesionale dhe shkencore të kujdesit shëndetësor në Republikën e Kosovës në nivelin e kërkesave moderne, si dhe në përforcimin e kapaciteteve administrative për të përmbushur kushtet e procesit të integrimit Evropian të Kosovës.

Miqësia e popujve tanë dhe lidhjet tradicionale na detyrojnë të ndihmojmë që dy vendet Kroacia dhe Kosova  të ripërtërijnë bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës dhe mjekësisë që e kemi humbur në të kaluarën e afërt.

Marrëdhëniet e Kroacisë dhe Kosovës duhet t’i shikojmë në mënyrë komplementare: Kroacia ka kapacitetet, kurse  Kosova ka nevoja. Në këtë kontekst, është e nevojshme që të hapen mundësitë që Kroacia të ndihmojë në krijimin e një reforme të re mjekësore në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)