18 Prill 2024

Haradinaj: Isa Mustafa, na e ndau Rugovën

Prishtinë, 5 tetor - Një grup prej rreth 20 përfaqësuesish të vendbanimeve kufitare me Malin e Zi, sot në Prishtinë kanë zhvilluar një takim të gjatë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Ata kanë dhënë detaje të pakundërshtueshme për kompromentimin e procesit të demarkacionit me Malin e zi.

Qytetarë të moshuar të kësaj ane, me plot emocion kanë folur për zhdukjen e varrezave të shqiptarëve në Kullë, dhe kanë deklaruar se me marrëveshjen për Demarkacionin, është ndarë Rugova për gjysmë.

Mesazhi i këtyre përfaqësuesve, të cilët në takim me Haradinajn, kanë deklaruar se flasin në emër të qytetarëv të asaj ane, ishte se pavarësisht prej cmimit që duhet paguar, nuk do të lejojnë që Mali i Zi, siç u shprehen ata, t’iu merren tokat dhe varret.

Përfaqësues të kësaj zone kufitare, u kanë bërë thirrje deputetëve, që si të zgjedhur të popullit që janë, edhe t’i mbrojnë interesat e popullit dhe të mos votojnë për ndarjen e Rugovës dhe copëtimin e Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka thënë banorëvë të kësaj ane, se kufiri nuk është cështje partiake dhe se ata duhet të bisedojnë më të gjithë.

Ai u ka premtuar atyre, se do të bëjë të pamundurën që kufiri të caktohet drejt dhe ata që e kanë bërë këtë ngatërresë, krejtësisht të panevojshme, ta marrin dënimin e mirituar.

Mjerë ata që i leçitë populli, ka thënë Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)