19 Prill 2024

Gratë duan më shumë pushtet

Prishtinë, 4 tetor - Një kryetare shteti, një kryetare komune, 38 deputete, 2 ministre, 5 zëvendësministre, 3 shefe të grupeve parlamentare dhe 2 nënkryetare të Kuvendit janë disa nga postet më të rëndësishme të cilat i mbajnë gratë në Kosovë.

Megjithatë, deputetet e Kuvendit të Kosovës vlerësojnë se përfshirja e gruas në politikë dhe në pozita vendimmarrëse nuk është e kënaqshme.

Sipas tyre, duhet të fuqizohet edhe më shumë roli i gruas në shoqërinë kosovare dhe kjo, sipas tyre, duhet të fillojë qysh me shkollimin më të madh të femrave.

Deputetet gjithashtu kërkojnë që kuota gjinore e përfshirjes së grave në institucionet nga 30 për qind të ngrihet në 50 për qind dhe që kjo të vlejë edhe për postet në Qeveri. /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)