26 Prill 2024

SBASHK kërcënon sërish me grevë

Prishtinë, 3 tetor - Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është drejtuar edhe njëherë institucioneve të Kosovës, si kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrave të kabinetit të tij.

SBASHK, thotë se ka kohë që po kërkojnë një takim me kryeministrin dhe ministrat në fjalët, por që këta të fundit thonë ata edhe përmes një letre publike, nuk i kanë pranuar në takim.

SBASHK po kërkon që kryeministri të angazhohet që me dialog të zgjidh përfundimisht çështjet e udhëtimit të mësimdhënësve, të tri pagave me rastin e pensionimit të tyre, por edhe mundësitë e lejuara lidhur me çështjen e pensioneve sepse nga prilli i këtij viti, siç shpjegon SBASHK në këtë letër shumica e të pensionuarve nga sektori i arsimit nuk marrin pensionin aktual të punës, por marrin atë të pleqërisë prej 75 eurosh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)