19 Prill 2024

UNESCO shqyrton sot kërkesën e Kosovës për anëtarësim

New York, 3 tetor - Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, është thënë se do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë Agjenci të OKB-së.

Lajmi që Kosova ka aplikuar për anëtarësimi në Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, të njohur shkurtimisht si UNESCO, ka ngjalluar reagimin e qeverisë së Serbisë.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se vendi i tij do të bëjë çmos, që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO.

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, është themeluar në nëntor të vitit 1945. UNESCO, ka 195 anëtarë të rregullt dhe nëntë anëtare të asociuara, të cilat nuk kanë të drejtë vote.

Udhëhiqet nga Konferenca e Përgjithshme dhe Bordi Ekzekutiv. Sekretariati, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, zbaton vendimet e këtyre dy mekanizmave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)