01 Maj 2024

Përmbyllët projekti 2.8 milion euro i BE-së për zhvillimin e tregtisë kosovare

Prishtinë, 5 tetor - Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka njoftuar se sot do të mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit të përkrahur nga BE-ja në vlerë prej 2.8 milion euro, për zhvillimin e  mëtutjeshëm të politikës tregtare.

Ky projekt i cili ka zgjatur katër vite, e ka ndihmuar Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të zhvillojë kapacitetet e domosdoshme për të negociuar e pastaj për të implementuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian në fushat e politikës tregtare, analizës tregtare, hapjes së tregut dhe statistikave tregtare.

Synimi është përkrahja e rritjes ekonomike që do të krijojë më shumë vende pune dhe të ardhura më të larta për qytetarët e Kosovës, do të zvogëlojë papunësinë dhe varfërinë, pasi që një politikë tregtare efikase e orientuar kah eksporti luan rol kyç në këtë drejtim.

Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm Samuel Zhbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ramadan Ilazi, Zëvendësministër për Integrim Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)