29 Mars 2024

Gjykatat, “kampione” të shkeljes së të drejtave të qytetarëve

Prishtinë, 5 shtator - Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se gjykatat kosovare vazhdojnë t’i shkelin më së shumti të drejtat e qytetarëve.

Jashari ka thënë se në Kosovë është një praktikë e keqe, e cila nuk e bën kompensimin e personave, të cilëve shteti ua ka shkelur të drejtën që brenda një afati të arsyeshëm kohor të përfundojë me procedurën e gjykimit.

“Pra nuk kemi asnjë rast deri më tani që qytetarët të jenë kompensuar, e drejtë kjo e garantuar edhe me Kushtetutë”, ka thënë ai.

Duke folur në një intervistë për Zëri, ai ka thënë se dy objektivat kryesore të Avokatit të Popullit janë: kthimi i besimit të qytetarëve në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe fuqizimi i rekomandimeve të dala nga ky institucion.

/Zëri/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)