19 Prill 2024

QKUK e dështoi donacionin e barnave prej gjysmë milioni euro

Prishtinë, 5 shtator - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) e ka injoruar vitin e kaluar një donacion barnash në vlerë prej gjysmë milioni eurosh të kompanisë amerikane “PFIZER” që i dedikohej Klinikës së Pediatrisë.

Menaxhmenti i QKUK-së as që i ka kthyer përgjigje donatorit për ofertën. Disa muaj pas dështimit të donacionit, Ministria e Shëndetësisë ka shpallur tender në vlerë prej 300 mijë eurosh për të blerë të njëjtat barna. Tenderin e ka fituar kompania “Meditech”.

Kompania farmaceutike “PFIZER” planifikonte që me donacionin prej 500 mijë eurove të mbulonte nevojat me preparatin somatotropinë që përdoret për fëmijët të cilët kanë ngecje në rritje. Në kohën kur QKUK-ja e ka injoruar këtë donacion, Klinika e Pediatrisë i ka lënë për tre muaj fëmijët pa ampula somatotropinë.

Në mungesë të tyre prindërit qenë detyruar ta blinin këtë preparat në barnatore private. Çmimi për një ampulë të këtij lloj bari në vitin 2014 ka qenë rreth 130 euro.

“Koha Ditore” ka siguruar korrespodencën e ndërmjetësuesit të donatorit “PFIZER” me Ministrinë e Shëndetësisë dhe QKUK-në.

Nga këta emaila shihet se tre persona të cilët janë kontaktuar nga Milaim Abdullahu, ndërmjetësues i donacionit “Pfizer” nuk kanë kthyer përgjigje kurrë, madje as një letër me të cilën do të dëshmohej se ky donacion bën pjesë në barnat që përdor QKUK-ja.

Një letër pranimi nga QKUK-ja është e domosdoshme që donacioni të hyjë në vend.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)