25 Prill 2024

BERZH-i lidh Kosovën me Rrjetin Hekurudhor të Evropës

Prishtinë, 4 shtator - Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të siguroj një kredi të lartë prej 39.9 milion € për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, për thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit. 

Ky është transaksioni më i madh i BERZH-it gjer më sot në Kosovë dhe investimi i parë i Bankës në sektorin e transportit në vend. Ky projekt do të përmirësojë lidhjen ndërmjet rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit Evropian nëpërmjet Korridorit VIII dhe Korridorit X në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë në jug të vendit dhe në kufi me Serbinë në veri.

Modernizimi i infrastrukturës së transportit është një nga prioritetet kryesore të BERZH-it në Ballkanin perëndimor, për të ndihmuar në përmirësimin e rrugëve tregtare brenda rajonit dhe në zhvillimin e një bashkëpunimi më të fortë ndër-kufitar.

Kredia për Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës (Infrakos), ndërmarrje publike e infrastrukturës për hekurudha, do të sigurojë financimin për përmirësimin/modernizimin e lidhjes së vetme ndërkombëtare të Kosovës, Linja Hekurudhore 10. Kjo linjë është 148 kilometra e gjatë e cila ndahet në tri pjesë: pjesa jugore Fushë Kosovë – Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë; pjesa qendrore Fushë Kosovë – Mitrovicë; dhe pjesa veriore Mitrovicë – kufiri me Serbinë. Mjetet nga kredia do të përdoren për rehabilitimin dhe modernizimin e këtyre pjesëve në faza të ndara.   

Së bashku me kredinë e BERZH-it, do të kontribuojë edhe Banka Evropiane për Investim lidhur me këtë projekt. Projekti gjithashtu do të përfitojë edhe nga mbështetja domethënëse e donatorëve nëpërmjet granteve për investim që do të sigurohen nga Bashkimi Evropian, si dhe nëpërmjet granteve për përgatitje dhe zbatim të projektit nga Korniza për Investim e Ballkanit Perëndimor.

Përmes zbatimit të projektit, BERZH-i do të mbështes edhe përmirësimin e praktikave për menaxhim të aseteve, pagesat për qasje në trase dhe mundësi të barabarta, me theks të veçantë në shumëllojshmëri të fuqisë punëtore dhe barazi gjinore,. 

Zëvendëspresidenti i parë i BERZH-it, Z. Phil Bennet deklaroi: Një infrastrukturë bashkëkohore dhe mirë e zhvilluar transporti është thelbësore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik. Ne jemi krenar që e kemi zgjedhur Linjën 10 Hekurudhore të Kosovës si projektin tonë të parë të transportit në vend. Rehabilitimi i linjës së vetme hekurudhore ndërkombëtare të Kosovës është jetik për integrimin e mëtutjeshëm të vendit në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Lidhjet e përmirësuara të transportit do të kontribuojnë në masë të madhe për rritjen tregtisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe pan-Evropian.” 

“Ky është një projekt me prioritet të lartë për Kosovën pasi që modernizimi i Linjës Hekurudhore 10  do t’i sjellë vendit përfitime të shumta politike dhe ekonomike. Është një hap shumë i rëndësishëm për përmirësimin e lidhjeve tregtare kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe për rritjen e efikasitetit dhe cilësisë për udhëtarin dhe transitin për ngarkesa të mallrave” shtoi Avdullah Hoti, Ministër i Financave të Kosovës, me rastin e nënshkrimit në selinë e BERZH-it në Londër.  

Projekti i linjës Hekurudhore 10 të Kosovës është pjesë e rrjetit qendror hekurudhor të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjetit Trans-Evropian të Transportit, i cili është pjesë e agjendës më të gjerë të Bashkimit Evropian për promovimin e lidhjes së transportit në rajon. 

BERZH-i filloi të investoi në Kosovë në vitin 1999. Gjer më sot, kjo Bankë ka nënshkruar 41 projekte në vend të cilat kapin një shumë neto të afarizmit grumbullues prej më shumë se 127 milion €. Kosova u bë anëtar i BERZH-it dhe vend i zhvillimit të aktiviteteve në dhjetor të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)