16 Prill 2024

Jahjaga priti në takim Rektorin e UP-së, Ramadan Zejnullahu

Prishtinë, 4 shtator- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës, zotëri Ramadan Zejnullahu nga i cili u njoftua për procesin e reformave të ndërmarra në këtë institucion të lartë arsimor dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.

Presidentja Jahjaga përgëzoi rektorin Zejnullahu dhe shprehu përkrahjen e saj për dinamikën e reformave për të ngritur cilësinë në Universitetin e Prishtinës dhe për qasjen parimore që synon përmirësimin e gjendjes kadrovike në këtë institucion dhe ruajtjen e autonomisë së tij.

Presidentja Jahjaga theksoi se Universiteti i Prishtinës duhet të jetë shtylla kryesore e rigjenerimit të vlerave të shoqërisë tonë, që siguron ndërtimin e vazhdueshëm të kapacitetit profesional dhe që garanton përmirësimin dhe rimëkëmbjen e vendit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)