25 Prill 2024

Konkursi i OSBE-së sfidon komunitetin e krijuesve

Vjenë, 4 shtator -  Me synim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet e lidhura me ndryshimet klimatike, OSBE-ja shpall një konkurs ndërkombëtar, në partneritet me eYeka, një komunitet global krijuesish të talentuar, për gjetjen e një imazhi kuptimplotë që të përcjellë mesazhin e rëndësishëm që ndryshimet klimatike rrisin rrezikun e konflikteve.

OSBE ka ftuar mendjet e krijuese për të krijuar një imazh të fuqishëm që t\'i bëjë njerëzit të vetëdijshëm se ndryshimet klimatike cenojnë sigurinë dhe rrisin rrezikun e konflikteve. Kërkojmë një imazh, një slogan dhe një përshkrim të shkurtër jo më shumë se dy faqe.

Shpërblimi total për tri vendet e para është 2.000 euro (vendi i parë: 1.000 euro; vendi i dytë: 600 euro; vendi i tretë: 400 euro).

Ndryshimet klimatike nuk ndikojnë vetëm në mjedis. Ato shumëfishojnë kërcënimet ekzistuese ndaj sigurisë dhe mjedisit. Rritja e konkurrencës për burimet natyrore, shtimi i rasteve të motit ekstrem dhe i fatkeqësive natyrore, si dhe prishja e zinxhirit të prodhimit të ushqimeve janë vetëm disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike, që kontribuojnë në rritjen konflikteve dhe përkeqësim social dhe ekonomik në nivel vendor, rajonal dhe global.

Afati për dorëzimin e krijimeve është data 22 shtator. Udhëzimet e hollësishme për konkursin i gjeni këtu.

Të drejtën për të marrë pjesë në konkurs e kanë qytetarët e 57 shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, 11 vendeve partnere dhe qytetarët nga i tërë rajoni i OSBE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)