28 Mars 2024

Deficiti i llogarisë rrjedhëse 158.5 milionë euro

Prishtinë, 4 shtator - Në pesë muajt e parë të vitit 2015, deficiti i llogarisë rrjedhëse dhe kapitale ka shënuar vlerën prej 158.5 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 136.3 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Ky përkeqësim kryesisht i atribuohet rënies së shënuar në bilancin pozitiv të llogarisë së shërbimeve dhe të ardhurave parësore. Në pesë muajt e parë të vitit 2015, deficiti në tregtinë e mallrave mbeti në nivel pothuajse të pandryshuar nga periudha e njëjtë e vitit paraprak, përderisa llogaria e shërbimeve dhe të ardhurave parësore u karakterizuan me zvogëlim të bilancit pozitiv prej 11.2 përkatësisht 15.3 përqind.

\"Në anën tjetër, deri në maj 2015, bilanci pozitiv i llogarisë së të ardhurave dytësore, që kryesisht përbëhet nga remitencat, ishte më i lartë për 0.3 përqind\", thuhet në raportin e BQK-së, të mujit gusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)