20 Prill 2024

Biznesmenët dhe ekonomistët e ardhshëm marrin numra të VALA-s

Prishtinë, 3 shtator - Studentët që studiojnë për biznes dhe ekonomi në kolegjin e mirënjohur Biznesi, vendosën t\'i bashkohen nismës së operatorit lider në vend Vala, e cila ka hedhur në treg pakon e përbashkët studentore, që i’u mundëson studentëve nga i gjithë vendi të flasin mes vete sikurse të ishin brenda grupit.

Saktësisht, rreth 3.150 studentët e kolegjit Biznesi, do t\'i bashkohen mbi 30 mijë studentëve të universiteteve dhe kolegjeve të tjera, të cilët tashmë kanë nënshkruar marrëveshje me operatorin lider në vend Vala.

“Është një marrëveshje shumë e mirë me operatorin Vala, që mundëson komunikim cilësor dhe të lirë mes studentëve. Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me Vala-n. Gjithashtu do të bashkëpunojmë në drejtim të trajnimeve dhe praktikave të stafit tonë në operatorin publik”, tha Drejtuesi i Kolegjit Biznesi, z. Shyqyri Kabashi. 

Mbi 3 mijë studentët e Kolegjit “Biznesi” do të komunikojnë me vetëm 2.99 euro në muaj me studentët e të gjitha universiteteve dhe kolegjeve të tjera pa limit, si dhe do të kenë 2GB internet të shpejt 3G dhe 4G.

“Na kanë mbetur një ose dy kolegje dhe pakoja që përfshin të gjithë studentët u realizua. Pavarësisht se në cilin qytet apo universitet ndodhen, studentët mund të flasin mes vete si brenda rrjetit pa pasur problemin e shpenzimit dhe largësive. Sot nënshkruam me Kolegjin Biznesi, që është një institucion i lartë i specializuar për drejtime të ekonomisë dhe biznesit ”, tha Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Vala-s.

Pakoja N’Trip, ku kanë aderuar pothuajse të gjitha universitetet me studentët e tyre, ka një çmim prej 2.99 euro në muaj dhe brenda këtij çmimi, do të kenë 2GB internet 3G/4G, biseda të pakufizuara dhe 500 sms.

Pakoja N\'trip është lansuar para tre muajsh dhe brenda kësaj periudhe të shkurtër është rritur në 30 mijë anëtarë. Synimet janë që pjesa më e madhe e të rinjve në Kosovë dhe studentëve, të jenë pjesë e kësaj pakoje, pasi është më atraktivja dhe me cilësinë më të lartë.

Para Kolegjit Biznesi, kolegji “Fama” iu bashkua Vala-s me 9 mijë studentë, Para “Fama-s” në rrjetin gjithëuniversitarë kanë hyrë kolegji “Universum” me 3 mijë studentë, “Iliria” me 5 mijë studentë, “UBT” me 7 mijë studentë, “AAB” me mbi 10 mijë studentë, “Dukagjini”, “Juridica”, “Dardania”, etj, etj,. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)