29 Mars 2024

Posta me një shërbim të ri në Prishtinë

Prishtinë, 3 shtator - Kryeshefi i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha dhe kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat kryeziu, kanë nënshkruar të enjten marrëveshje me të cilën qytetarët e Prishtinës kanë mundësi që të gjitha faturat që kanë të bëjnë me obligimet ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore t’i paguajnë në cilëndo nga zyrat postare të Postës së Kosovës.

Të dy ndërmarrjet publike do të bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera. Posta e Kosovës do të printojë, zarfojë dhe shpërndajë të gjitha shkresat e Ndërmarrjes Publike Banesore që u dërgohen banorëve të kryeqytetit si dhe institucioneve të ndryshme. Posta e Kosovës është licencuar nga BQK-ja për shërbimin financiar jobankar dhe është lidere në Kosovë sa i përket numrit të pagesave që kryhen nga ana e qytetarëve në Postë, në krahasim me institucionet private financiare jobankare.

 Në zyrat postare të gjithë Kosovën, qytetarët mund të paguajnë fatura të energjisë elektrike, ujit, mbeturinave, taksave gjyqësore, tatimin në pronë, tatime dhe kontributet për ATK-në, dënimet në trafik, pagesat e studentëve, pagesat për licenca të ndryshme të institucioneve të shtetit, pagesa për dokumente personale, për regjistrim të automjeteve dhe shërbime tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)