19 Prill 2024

Opozita dhe shoqëria civile: “Zajednica” është në dëm të Kosovës

Prishtinë, 2 shtator - Lëvizja VETËVENDOSJE! sot organizoi një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partitë opozitare, me temën: “Kosova pas Marrëveshjeve në Bruksel”.

Disa prej analizave të të pranishmëve kanë përfshirë konstatime si fakti që Marrëveshja për “Zajednicën” e çon Kosovën drejt një sovraniteti të dyfishtë mbi territorin e vet në bashkëqeverisje me Beogradin, duke rrezikuar pasuritë natyrore, duke u bërë pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe duke rrezikuar që Kosova të ndjek shembullin e ndarjes si në Bosnje Hercegovinë. Të pranishmit në tryezë e hodhën poshtë idenë që kjo marrëvshje sjell njohje nga Serbia, apo që kemi të bëjmë thjesht me një asociacion në formë OJQ-je.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet përshinë përfaqësues nga AAK, NISMA, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSPJ), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), “Rockefeller Brother Fund”, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Lëvizja FOL, Këshilli për Lidership (LGC) dhe disa analistë.
 
Të pranishmit konstatuan se tema e diskutuar në tryezë e prek gjithë shoqërinë dhe shtetin e Kosovës dhe shkon përtej çdo lloj interesi të ngushtë. Për pasojë, u disktua mundësia e bashkërendimit të hapave në ngritjen e zërit për ta informuar publikun e gjerë për pasojat e dëmshme të “Zajednicës” dhe për ta kundërshtuar atë. Format konkrete të kundërshtimit të propozuara përgjatë tryezës nga pjesëmarrës të ndryshëm janë shfrytëzimi i të gjitha mjeteve ligjore, peticionet, referendumi, ankesat në institucionet e BE-së, dhe protesta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)