27 Prill 2024

Qeveria përgaditet për arbitrazh me ACP Axos Capital

Prishtinë, 2 shtator- Qeveria e Republikës së Kosovës ka autorizuar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për inicimin e procedurave të përfaqësimit lidhur me kërkesën për arbitrazh drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës nga kompania \"ACP Axos Capital\'\' GMBH, në lidhje me çështjen e privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit Sh.A.

Kryeministri ka kërkuar përfaqësim profesional të Qeverisë së Kosovës.

“Ne kemi biseduar edhe gjatë kësaj periudhe edhe me zëvendëskryeministrin, ministrin e Drejtësisë, ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe me ekspertë të tjerë. Kemi pranuar vlerësimet se në këtë rast lypset një përfaqësim shumë profesional, në mënyrë që ne të mbrojmë interesin e Buxhetit dhe të Republikës së Kosovës.

Propozimi është që “të autorizohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik për inicimin e procedurave për zgjedhjen e përfaqësimit lidhur me kërkesën për arbitrazh drejtuar institucioneve të Republikës së Kosovës nga kompania “ACP Axos Capital” GMBH, në lidhje me çështjen e privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit” që të obligojmë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për zbatimin e këtij vendimi në pajtim me ligjin në fuqi.

\"Këtij vendimi t’i shtohet edhe një pikë, që “të obligohet Ministria e Financave që të siguroj mjete të nevojshme për përfaqësim”, sepse këto mjete nuk i kemi, dhe që të autorizojmë Ministrinë që për këtë fazë, themi deri në fund të këtij vitit, të sigurohen aq mjete sa do të nevojiten. Një vlerësim është që duhet diku rreth 200 mijë euro të sigurohen në këtë fazë. Dhe poashtu në qoftë se ka nevojë t’i shtohet edhe një pikë këtij vendimit që “Ministria do të përkrahet  nga Ministria e Drejtësisë dhe nga Zyra e Kryeministrit në të gjitha këto procedura’”, theksoi kryeministri Isa Mustafa. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)