29 Mars 2024

Mustafa u dhuron numrat të VALA-s, lojtarëve të përfaqësueses

Prishtinë, 2 shtator - Drejtori i VALA-s, Agron Mustafa, lojtarëve të kombëtares sonë të futbollit,  u ka dhuruar numra të rinj të operatorit VALA që fillojnë me 045.

"Personalisht, i'a dhurova secilit lojtar të përfaqësueses së Kosovës nga një numër të Vala-s. Këtë e bëra gjatë një seance stërvitore që Përfaqësuesja e Kosovës me lojtarët e saj zhvilloi në stadiumin e qytetit të Kastriotit-Obiliqit, ku të pranishëm ishin edhe kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe trajneri i përfaqësueses. Nuk mund ta fshehë faktin që gjatë dhënies së numrave secilit lojtarë veç e veç, u emocionova jashtëzakonisht shumë", ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Sipas tij disa muaj më parë ata vendosëm të jemi sponsorat gjeneralë të Federatës Kosovare të Futbollit dhe Përfaqësues së Futbollit.

"Tani lojtarët e Përfaqësueses, bartin Logon e operatorit tonë publik Vala, në fanelat e tyre. Kampionët e Futbollit me Kampionët e Telefonisë Mobile", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)