18 Prill 2024

Turqia ndërton laborator bizhuterie

Ankara, 2 shtator -  Në Turqi është hapur laboratori i parë për bizhuterinë, i cili do të rrisë fuqinë konkurruese të sektorit në fushën ndërkombëtare si dhe do të ofrojë një shërbim më cilësor dhe të besueshëm.

Në Turqi është hapur laboratori i parë për bizhuterinë.

“Qendra e Bizhuterive dhe Gurëve të Çmuar” (Mücevher ve Değerli Taş Merkezi) është themeluar nga Dhoma e Argjendarëve të Stambollit (İKO) në kuadër të programit të mbështetjes, të miratuar nga Agjencia e Stambollit për Zhvillimin (İSTKA).

Në këtë qendër, e cila do të kontribuojë në ekonominë turke, përfaqësuesit e sektorit do të mbështeten me trajnime në fushën e gurëve të çmuar, me asistencë për regjistrimin e dizenjove dhe shndërrimin e prodhimeve në markë tregtare.

Me heqjen e akcizës për importin e gurëve të çmuar vitin e kaluar kishin filluar punimet për rritjen e pastës së Turqisë në tregun botëror të bizhuterive.

Në këtë kuadër është hapur në Stamboll edhe Qendra e Bizhuterive dhe Gurëve të Çmuar, përmes të cilës synohet rritja e fuqisë konkurruese të sektorit në fushën ndërkombëtare si dhe ofrimi i një shërbimi më cilësor dhe të besueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)